Sane largohet nga City, befason me skuadrën e re

Anësori i Manchester Cityt, Leroy Sane është në bisedime të avancuar me gjigantin gjerman Bayern Munich.

Sport

15/05/2019 09:02

Gjermani ka në tavolinë edhe kontratën e re për rinovim me ‘Qytetarët’, por lëvizja te Bayerni natyrisht që do të konsiderohet.

Sane ka zhgënjyer këtë edicion, duke humbur vendin e sartuesit dhe për më tepër duke luajtur shumë pak nën drejtimin e Pep Guardiolës, transmeton lajmi.net.

Ai nuk u paraqit fare në ndeshjen ndaj Brighton të dielën, aty ku City u shpall edhe matematikisht kampion.

Megjithëse se ka dy vite kontratë të mbetura, City ka ende për ta bindur Sanen nëse dëshirojnë qëndrimin e tij.

Në rast se kampionët e Premier Ligës arrin marrëveshje me Joao Felix, largimi i 23-vjeçarit është i pashmangshëm.

Sane u ble për 37 milionë funte, dhe tashmë largimi i tij është në konsideratë të madhe. /Lajmi.net/