Sandro paralajmëron Juventusin: Atalanta janë skuadër sfiduese

Mbrojtësi i majtë i Juventus, Alex Sandro, ka thurur lëvdata për skuadrën e Atalanta.

Sport

28/10/2019 19:09

Juventus, si çdo herë gjatë viteve të fundit, edhe këtë vit do të jenë pretendentët kryesorë për titullin e kampionit.

Anash skuadrave të tjera, krahë Inter, Alex Sandro sheh edhe skuadrën e Atalanta si sfiduese për titullin.

Pas fitores 7:1 të dielën, Atalanta është afruar në tri pikë me Juventus, dhe kjo ka bërë që Sandro të jap disa lëvdata për skuadrën kundërshtare.

“Këtë vit ka shumë skuadra të forta. Besoj se Inter, Napoli dhe Atalanta do të na sfidojnë deri në fund” ka thënë Sandro, transmeton lajmi.net.

Atalanta nuk ka pasur paraqitje aspak të mirë në Ligën e Kampionëve, ku nuk ka regjistruar akoma asnjë fitore, por në futbollin italian punët po ecin më mirë për ta. /Lajmi.net/