Sancho te Man Utd – sa janë gjasat reale që një transferim i tillë të ndodhë?!

Eksperti i çështjeve të transferimeve, Fabrizio Romano, ka thënë se Jaden Sancho sipas gjitha gjasave do të largohet nga Borussia Dortmund.

Sport

21/05/2021 08:34

Klubi gjerman janë të gatshëm ta lejojnë lojtarin që të largohet nga klubi, mirëpo oferta duhet të kap shifrën afro 100 milionë euro, përcjell lajmi.net.

“Pozicioni i Dortmundi është i qartë. Sanchos do t’i lejohet largimi verës vetëm në qoftë se një ofertë e rëndësishme arrin në klub – më pak sesa 100 milionë euro”, ka thënë Romano.

Gazetari italian madje ka shtuar se Manchester United vazhdon të jetë e interesuar për lojtarin, mirëpo akoma nuk kanë filluar bisedimet zyrtare.

Erling Haaland është lojtari tjetër i cili kërkohet nga shumë klube evropiane, mirëpo drejtori sportiv i Dortmundit ka konfirmuar disa herë se ai nuk është në shitje./Lajmi.net/