Dita e të Zhdukurve, Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe

Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, sot ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu do të bëjë nderime pranë Monumentit dedikuar Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës. Bashkë me të, homazhe do të kryejë edhe kryeministri Albin Kurti. Ngjarja do të zhvillohet me fillim nga ora 11:30 para ndërtesës së Kuvendit të Republikës…

Lajme

27/04/2026 08:41

Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, sot ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu do të bëjë nderime pranë Monumentit dedikuar Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Bashkë me të, homazhe do të kryejë edhe kryeministri Albin Kurti.

Ngjarja do të zhvillohet me fillim nga ora 11:30 para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.