Sanchez Martinez caktohet gjyqtar në ‘El Clasico’

Ndeshja Real Madrid – Barcelona po afron. Derbi më i madh në botën e futbollit, Barcelona – Real Madrid do të zhvillohet në vikendin që po afron. Ndeshja pritet të jetë jashtëzakonisht interesante, me dy skuadrat që mbajnë pozitat 1-2 në ligë, me pikë të barabarta. Një detyrë e vështirë i është caktuar gjyqtarit Sanchez…

Sport

13/10/2022 12:41

Ndeshja Real Madrid – Barcelona po afron.

Derbi më i madh në botën e futbollit, Barcelona – Real Madrid do të zhvillohet në vikendin që po afron.

Ndeshja pritet të jetë jashtëzakonisht interesante, me dy skuadrat që mbajnë pozitat 1-2 në ligë, me pikë të barabarta.

Një detyrë e vështirë i është caktuar gjyqtarit Sanchez Martinez, i cili do të ndajë drejtësinë në këtë takim, përcjell lajmi.net.

Sanchez do të jetë i ndihmuar edhe nga teknologjia VAR. Në dhomën e VAR drejtues do të jetë Hernandez Hernandez.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Realit do të luhet të dielën, me fillim nga ora 16:15. /Lajmi.net/