Sanchez: Ja çfarë do të bëjë nëse e fitojmë Premierligën
Arsenali është në rrugë të mirë që të shpallet kampion në Angli, që prej vitit 2004.

Sport
Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez, ka premtuar se do ta bëjë një tatu, në rast se ata shpallen kampion.
“Do të ishte një ëndërr. Për momentin nuk e di çfarë do të bëja po ta fitonim ligën. Ndoshta një tatu”, ka deklaruar kiliani.
Arsenali ndodhet në pozitën e dytë me 44 pikë, tri më pak se lideri Leicester City që e ka edhe një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Gunners e zhvillojnë sot derbin e Londrës ndaj Chelseas.