Samsungu pret që S9 të tejkalojë suksesin e S8
Samsungu ka ripërsëritur besimin se dyshja e re e telefonave Galaxy S9 do të tejkalojë shitjet e gjeneratës së shkuar.
Auto & Tek
Kompania tani ka njoftuar se planifikon të shesë 43 milionë njësi sivjet të këtyre dy telefonave.
Sipas “The Bell”, Samsungu në tremujorin e parë pret shitjen e 12 milionë njësive, në të dytin 13 milionë, më pas dhjetë dhe tetë milionë në tremujorin e fundit të vitit.
Kjo është më e lartë se 41-milionëshi i Galaxy S8/S8+ në vitin 2017, që ishte më pak se 48 milionët e S7/S7+ më 2016.