Samsung krijon një tastierë “të padukshme”

Samsungu ka krijuar një tastier e cila është e padukshme dhe lejon shkrimin direkt në tavolinë apo në çdo sipërfaqe të rrafshët.

Auto & Tek

23/01/2020 14:45

Tastiera mbështetet në inteligjencën artificiale dhe pajisjet e kamerave selfie, të cilat duhet të njohin lëvizjet e shoqëruara dhe t’i kthejnë ato në shtypje në ekran, transmeton KosovaPress.

Nuk ka gjasa që të shohim tabelë me këtë aftësi sepse projekti ende është në fazat e hershme të zhvillmit.

Aktualisht janë duke u mbledhur shumë stile të ndryshme të shtypjes dhe formave të ndryshme të duarve që të kenë ndikim më të mirë në performancën e tastierës virtual.