Samsung Galaxy S6 do të ketë ekran me skaje të lakuara dhe trup prej alumini

Pas thashethemeve të mëparshme për celularin ende të pashpallur Samsung Galaxy S6 se do të përmbajë një trup gjysmë-metalik, tani celulari parashikohet që të ketë një trup të plotë prej alumini dhe një ekran me skaje të lakuara.

Auto & Tek

19/12/2014 17:02

Samsung Galaxy S6 – që sipas raporteve të më hershme thujet se mund të ketë një ekran me njërin skaj të lakuar – mund të ketë një ekran të lakuar në të dy skajet e tij. Për ndryshe, celulari i parë Samsung që mbante një ekran të lakuar në skaj ishte Galaxy Edge.

Ndryshe nga Edge, celulari i supozuar S6 do të ketë një ekran të lakuar në të dy skajet. Por, ky model i supozuar më parë nga webfaqet ndërkombëtare të teknologjisë mund të jetë modeli Galaxy S6 Edge, sipas një raportimi të mëhershëm i cili thoshte se Galaxy S6 do të lansohej së bashku me një S6 Edge, transmeton Lajmi.net.

Më herët këtë muaj, një variant i supozuar i S6 ishte parë në internet së bashku me disa detaje të specifikave. Varianti i supozuar e shfaqte celularin me një sistem Android 5.0 Lollipop 64 bit së bashku me një procesor Exynos 7420 dhe 3GB RAM.

Por, e gjitha mbetet të shihet kur celulari Samsung Galaxy S6 të lansohet.