Sampaoli: Ky futbollist e meriton çdo vit “Topin e Artë” (FOTO)

Jorge Sampaoli nuk ka dyshime rreth futbollistit më të mirë në botë.

Sport

05/11/2016 13:50

Trajneri i Sevillas, Jorge Sampaoli ka vetëm lëvdata për sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.

Ai ka thënë se argjentinasi e meriton çdo vit “Topin e Artë”.

Kurse, ai ka propozuar krijimin e një çmimi tjetër për të cilin do të ishin në konkurrencë futbollistët e tjerë.

“Duhet t’i krijojnë dy Topa të Artë, një për Messin dhe një për të tjerët”, deklaroi Sampaoli në konferencë për media para ndeshjes me Barcelonën të dielën, përcjell “Lajmi.net”.

“Ai veçohet nga të gjithë të tjerët”, theksoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.