Samiti i Liderëve Evropianë në Tiranë/ 47 krerë shtetesh dhe qeverish diskutojnë për sigurinë, energjinë dhe integrimin

Tirana pret më 16 maj takimin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të zhvillohet në Sheshin Skënderbej me pjesëmarrjen e 47 liderëve nga e gjithë Evropa për të diskutuar mbi sfidat dhe prioritetet e kontinentit. Samiti, i bashkëorganizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe Kryeministri Edi Rama, ka si temë…

Lajme

15/05/2025 16:37

Tirana pret më 16 maj takimin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të zhvillohet në Sheshin Skënderbej me pjesëmarrjen e 47 liderëve nga e gjithë Evropa për të diskutuar mbi sfidat dhe prioritetet e kontinentit.

Samiti, i bashkëorganizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe Kryeministri Edi Rama, ka si temë “Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Diskutimet do të përqendrohen në tre tryeza tematike:

1.Sigurimi i Evropës dhe forcimi i qëndrueshmërisë demokratike

2.Një Evropë për 600 milionë qytetarë: rritja e konkurrueshmërisë dhe sigurisë përmes inovacionit dhe qëndrueshmërisë

3.Një Evropë e hapur me kufij të sigurt: sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve

Udhëheqësit pritet të diskutojnë për mbështetjen ndaj Ukrainës, mbrojtjen evropiane, ruajtjen e demokracisë, aftësinë e përgjigjes ndaj kërcënimeve, si dhe për investimet dhe inovacionin si motorë të konkurrueshmërisë. Migracioni, lëvizja e fuqisë punëtore dhe e të rinjve janë gjithashtu në agjendë.

BE-ja përfaqësohet nga Ursula von der Leyen dhe Kaja Kallas, ndërsa agjenda përfshin sesione plenare, tryeza të rrumbullakëta dhe takime dypalëshe.

Vendet e përfaqësuara do të jenë si më poshtë:

  • Shtetet anëtare të BE-së
  • Shqipëria (organizatore)
  • Andorra
  • Armenia
  • Azerbajxhani
  • Bosnja dhe Hercegovina
  • Gjeorgjia
  • Islanda
  • Kosova
  • Lihtenshtajni
  • Moldavia
  • Monako
  • Mali i Zi
  • Maqedonia e Veriut
  • Norvegjia
  • San Marino
  • Serbia
  • Zvicra
  • Turqia
  • Ukraina
  • Mbretëria e Bashkuar