Sami Hamiti: Rrenë klluqe e Shpend Ahmetit

Shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin e Prishtinës, Sami Hamiti ka reaguar në lidhje me akuzat që po i bëhen atij nga kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.

 

Lajme

19/01/2015 16:39

Në reagimin e tij dërguar mediave, Hamiti thotë se Ahmeti po dëshiron të mbulojë padijen dhe pafuqinë për të qeverisur në Prishtinë duke u marr tash e një vit vetëm me propagandë.

“Shpend Ahmeti ka bërë një rrenë klluqe sot (e hënë, 19 janar 2015), duke pohuar se unë gjoja paskam thënë se ndërmarrjet publike në Prishtinë janë pronë e imja/apo jona, varësisht se si i atribuon fjalëpërfjalshëm a figurativisht ky Kryetar këto pretendime të rreme përmes një figure të coftë stilistike të tij (‘Sami Hamitët’). Nuk kam thënë askund diçka të tillë! Nuk është e vërtetë që ndërmarrjet publike janë të individëve a grupeve, politike a jopolitike. Pikë. Prandaj, Shpendi po ma mvesh mua këtë – shkurt e shqip, po rren. Rrena e shpifja janë të dënueshme, dhe mund të bëhen të tilla nëse unë vendos ta padis në Gjykatë për shpifje Shpend Ahmetin”, ka shkruar Sami Hamiti në reagimin e tij.