Sallahu takohet me drejtoret e burgjeve pasi u emërua si U.D i ministrit të Drejtësisë: Institucionet korrektuese do të funksionojnë sipas ligjit

Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu ka takuar sot drejtorët e Shërbimit Korrektues të të gjitha qendrave korrektuese të vendit. Ky takim siç ka njoftuar Ministria e Drejtësisë, është fokusuar në menaxhimin dhe sigurinë e institucioneve korrektuese. “Gjatë takimit u diskutua mbi sfidat aktuale dhe për masat e reja që garantojnë rritjen…

Lajme

03/09/2025 14:45

Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu ka takuar sot drejtorët e Shërbimit Korrektues të të gjitha qendrave korrektuese të vendit.

Ky takim siç ka njoftuar Ministria e Drejtësisë, është fokusuar në menaxhimin dhe sigurinë e institucioneve korrektuese.

“Gjatë takimit u diskutua mbi sfidat aktuale dhe për masat e reja që garantojnë rritjen e transparencës, integritetit dhe efikasitetit në funksionimin e burgjeve. Sallahu theksoi se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar në zbatimin e reformave që synojnë modernizimin e sistemit korrektues duke shtuar se do të sigurojmë që çdo institucion korrektues të funksionojë sipas ligjit, me standarde të larta profesionale. Forcimi i kontrollit dhe shtimi përgjegjësisë do të jetë brenda fokusit tonë, u shpreh Sallahu”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: