Salihaj: Askush në Kosovë nuk mund ta ndalë themelimin e Gjykatës Speciale!

Ish-ministri i Drejtësisë, Jonuz Salihaj, ka deklaruar se është i bindur që Gjykata Speciale do të themelohet dhe, siç ka thënë ai, formimin e saj nuk ka politikan kosovar që do të mundë ta ndalë.

Lajme

10/03/2015 10:05

Pavarësisht se partia e Salihajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e kundërshton themelimin e kësaj gjykate, ai ka thënë se po të kishte edhe një mandat të dytë si ministër i Drejtësisë, sigurisht se një Gjykatë e tillë deri më tani do të ishte e formuar.

Megjithatë, ish-ministri nuk e përkrah vendimin e Qeverisë për mbulimin e shpenzimeve të të akuzuarve të Gjykatës, pasi që, sipas tij, ky është një vendim selektiv, kur dihet se një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe me mbulimin e shpenzimeve për të akuzuarit nga Tribunali i Hagës. /Zëri/