Salih Zyba raportohet se do të jetë kundërkandidat i Glauk Konjufcës – VV s’po e konsideron aspak emrin e Vjosa Osmanit
Lëvizja Vetëvendosje ka përmbyllur dilemat e brendshme dhe tashmë ka dy kandidatë për postin e presidentit të Kosovës. Siç po raportohet gara do të jetë mes Glauk Konjufcës, dhe Salih Zybës. Lëvizja Vetëvendosje duket se tashmë ka vendosur që me dy emra konkretë të dalë për pozitën e Presidentit të Kosovës. Sipas burimeve të Demokracia.com,…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje ka përmbyllur dilemat e brendshme dhe tashmë ka dy kandidatë për postin e presidentit të Kosovës. Siç po raportohet gara do të jetë mes Glauk Konjufcës, dhe Salih Zybës.
Lëvizja Vetëvendosje duket se tashmë ka vendosur që me dy emra konkretë të dalë për pozitën e Presidentit të Kosovës.
Sipas burimeve të Demokracia.com, partia e kryeministrit Kurti pritet të propozojë Glauk Konjufcën dhe Salih Zybën për postin e Presidentit të vendit.
Emrat e tyre do të procedohen për votim në Kuvendin e Kosovës, ditën kur do të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit.
Deri më tani, Vetëvendosje nuk ka dalë publikisht me emra konkretë, por është duke zhvilluar takime me liderët e partive opozitare.
Lideri i VV-së, Albin Kurti, ka zhvilluar dy raunde të bisedimeve për këtë çështje me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhku.
Me këtë të fundit sot ka zhvilluar edhe një takim të tretë të papritur.
As dy takimet e para dhe as ky sot nuk kanë sjell ndonjë rezultat për të gjetur një kandidat konsensual.
Pas takimit me Abdixhikun, Kurti nuk ka dhënë shumë detaje për gazetarët “Ende nuk kemi zgjidhje. Nëse bëhet, do të iu njoftojmë”, ka thënë shkurt Kurti.
I vetmi kandidat konsensual që është përmendur nga VV-ja ka qenë Murat Jashari, i cili e ka refuzuar ofertën.
Dita e enjte, 5 marsi, është data e fundit kur Kosova mund ta zgjedhë presidentin.
Në të kundërtën, atëherë afati shkelet, dhe çdo zgjedhje e një presidenti pas kësaj date, do të ishte shkelje e Kushtetutës, e si rezultat, zgjedhje të reja.