Sali Berisha kundër ligjit për barazinë gjinore: Rikthehet gjahu stalinist i shtrigave
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj miratimit të ligjit për barazinë gjinore, duke e cilësuar atë “ligjin më të keq të votuar në ndonjë vend të planetit”. Ai ka paralajmëruar se opozita nuk do të tërhiqet, pasi ligji krijon mundësi për “gjah stalinist të shtrigave”. Berisha shtoi më tej se sipas ligjit, i akuzuar…
Lajme
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj miratimit të ligjit për barazinë gjinore, duke e cilësuar atë “ligjin më të keq të votuar në ndonjë vend të planetit”. Ai ka paralajmëruar se opozita nuk do të tërhiqet, pasi ligji krijon mundësi për “gjah stalinist të shtrigave”.
Berisha shtoi më tej se sipas ligjit, i akuzuar për diskriminim gjinor do të detyrohet të provojë pafajësinë përndryshe do të dëmtohet. Ai tha se ligji po përdoret nga “ekstremi i majtë” për të ndërtuar padrejtësi dhe për të margjinalizuar kundërshtarët politikë.
“Ky është ligji më i keq i votuar në ndonjë vend të planetit. Nëse dikush të akuzon për diskriminim gjinor, ti që akuzohesh duhet ta faktosh; përndryshe do të dënohesh”, deklaroi Berisha.
Berisha nënvizoi se opozita nuk do të pranojë ligje që, sipas tij, shkelin interesat e qytetarëve shqiptarë, duke shtuar: “Do të qëndrojmë në emër të interesit të qytetarëve shqiptarë… Nuk do të tërhiqemi, do të paguajnë me çdo çmim.”