Salah vetëm afrikani i dytë që shënon 100 gola në histori të Premier Ligës

Skuadra e Liverpool mposhti dje Leedsin me rezultat të pastër 3-0 në "Elland Road".

Sport

13/09/2021 08:37

Golat për “Të Kuqtë” u shënuan nga Mohamed Salah, Fabinho e Sadio Mane krejt në fund të takimit.

Goli hapës i sfidës erdhi nga egjiptiani Mohamed Salah i cili realizoi golin në minutë e 20-të.

Me këtë gol të shënuar, egjiptiani është bërë lojtari i 30-të në histori të Premier Ligës që arrin shifrën jubilare të golave në kompeticion, gjersa është bërë vetëm afrikani i dytë që e prek këtë shifër pas Didier Drobas i cili ka 104 gola në total.

Salah u bë lojtari i 5-të më i shpejtë që i shënon këto 100 gola në kompeticion, duke i’u nevojitur vetëm 162 ndeshje, gjersa regjistron edhe 36 asistime.

Përndryshe me fitoren e djeshme Liverpool i’u bashkua dy skuadrave, Man Utd dhe Chelsea, duke e ndarë kreun me nga 10 pikë të mbledhura. /Lajmi.net