Rama nis fjalimin në Asamblenë e OKB-së: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët ende janë duke e debatuar
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara foli për Inteligjencën Artificiale, duke theksuar se po ndryshon pasi mund të hyjë në mendjen e qytetarit. Ai u shpreh se Shqipëria nuk është zhvilluese e modeleve të fundit të inteligjencës artificiale, por sipas tij, vendi ka përjetuar zhvillime që vende të…
Lajme
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara foli për Inteligjencën Artificiale, duke theksuar se po ndryshon pasi mund të hyjë në mendjen e qytetarit.
Ai u shpreh se Shqipëria nuk është zhvilluese e modeleve të fundit të inteligjencës artificiale, por sipas tij, vendi ka përjetuar zhvillime që vende të tjera të botës ende po i debatojnë.
“Zoti President, të dashur përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, jam surprizuar shumë pozitivisht që shumë miq donin të dinin rreth asaj që po ndodh në vendin tonë me AI dhe mendova se do të ishte ide e mirë të ndaja me ju mendimet e mia. Ndryshoi kuptimin e mbijetesës njerëzore. Kush mund të hyjë në mendjen e një qytetari, të imitojë një zë të besuar.
Baruti ndryshoi betejat, fizioni bërthamor ndryshoi kuptimin e mbijetesës njerëzore, ndërsa AI po ndryshon diçka më intime, që mund të hyjë në mendjen e qytetarit, të fabrikojë një realitet, që të kalibrohet sipas frikërave të një personi dhe duke e bërë miliona e miliona herë.
Shqipëria nuk është zhvilluese e modeleve të fundit, por jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët ende janë duke e debatuar. Mendoj që mesazhi që ju detyrohemi është tejet i thjeshtë, rreziku i menjëhershëm është që AI nuk do ndalet së binduri njerëzimit, por do t’i bindet njeriut të gabuar.
Debati publik zgjon makina që zgjojnë ambicie dhe që kthehen kundër krijuesit dhe, në fakt, ai u shërben ambicieve të të tjerëve. Nuk mban flamur, por mund të përdoret nga një shtet. Mund të thotë miliarda gënjeshtra në emër të të tjerëve. Makineria nuk ka ndërgjegje, por mund të futet në ndërgjegjen e një qeverie, në precizionin e një arme”, tha Rama.