Salah te Barcelona? Egjiptiani tregon nëse do t’i bashkohet katalunasve

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ka folur për mundësinë e transferimit te Barcelona.

Sport

06/12/2021 10:57

Egjiptiani është duke kaluar formën më të mirë në karrierë te “Reds” këtë sezon dhe nuk ka dyshime që do ishte yll për një klub si Barcelona, transmeton lajmi.net.

Liverpool dëshiron të mbajë yllin e skuadrës, me Salah që është gati që gjithashtu të qëndrojë në Premierligë.

Në intervistë për “MBC Masr”, Salah pranoi se ka parë lajmet që e do Barcelona, por theksoi se është i lumtur te katalunasit.

“Kam lexuar se çfarë thuhet se Xavi ka interesim për të më transferuar. Ko është diçka që më bën të lumtur se një skuadër si Barcelona të shpreh interesim, por jam i lumtur te Liverpool dhe do shohim çfarë do sjellë e ardhmja”.

“Për momentin, preferoj të qëndrojë në Premierligë ngase është liga më e fortë në botë”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, Salah ka shënuar 18 gola në të gjitha garat dhe asistuar 11 herë në 20 ndeshje./Lajmi.net/