Salah pranë rinovimit me Liverpoolin

Sulmuesi Mohamed Salah është afër të nënshkruajë kontratë të re afatgjatë me Liverpoolin.

Sport

24/11/2021 10:51

Problemet në kontratën e egjiptianit janë diskutuar shumë nga tifozë, por mesa duket nuk është për t’u shqetësuar, pasi klubi është pranë të zgjedhë problemin, transmeton lajmi.net.

Kontrata momentale e Salah skadon në verën tjetër, andaj paniku i tifozëve është normal, duke marrë parasysh formën e lartë të futbollistit.

Sipas TEAMtalk, sulmuesi i Liverpoolit nuk është duke kërkuar 500 mijë funte për javë, pavarësisht sugjerimeve në këtë çështje.

Raportohet se në të ardhmen e afërt, Salah dhe Liverpool do vazhdojnë bashkëpunimin edhe për disa vite.

29-vjeçari shënoi në vikend ndaj Arsenalit, që ishte goli i 11-të i sezonit, duke e bërë top golashënues për momentin në Premierligë./Lajmi.net.