Salah paralajmëron largimin nga Liverpooli: Dikush nuk më do në klub
Mo Salah mund të largohet nga Liverpooli gjatë afatit të janarit. Sulmuesi egjiptian u pa duke u përshëndetur me tifozët “The Reds” pas ndeshjes ndaj Leedsit. Gjatë një interviste për “TV 2 Sport”, Salah tregoi se ka probleme me trajnerin dhe me dikë në klub?! “Unë kisha marrëdhënie të mirë me trajnerin, papritmas më nuk…
Sport
Mo Salah mund të largohet nga Liverpooli gjatë afatit të janarit.
Sulmuesi egjiptian u pa duke u përshëndetur me tifozët “The Reds” pas ndeshjes ndaj Leedsit.
Gjatë një interviste për “TV 2 Sport”, Salah tregoi se ka probleme me trajnerin dhe me dikë në klub?!
“Unë kisha marrëdhënie të mirë me trajnerin, papritmas më nuk kemi. Nuk e di pse. Më duket se dikush nuk më do në klub.
33-vjeçari nuk pati minuta ndaj Leedsit në barazimin 3:3 në javën e 15-të në Premier League.
Gjatë këtyre ditëve, ai udhëton në Afrikë ku do të luajë me Egjiptin në AFCON 2025/26.