Salah në histori, bëhet futbollisti i parë pas 18 viteve që shënon het-trik në “Old Trafford”

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah këtë edicion është duke shkëlqyer.

Sport

24/10/2021 18:49

Egjiptiani është në top formë edhe për momentin ndaj Manchester Unitedit, ku ka kompletuar het-trikun, shkruan lajmi.net.

Kjo nuk është e vetmja, ngase Salah është bërë futbollisti i parë që shënon het-trik në “Old Trafford” pas 18 viteve, që kur Ronaldo (Fenomeni) e bëri me Real Madridin në prillin e 2003 në Ligën e Kampionëve.

Salah për momentin mund të thuhet se është lojtari më i mirë në botë, falë paraqitjeve fenomenale që është duke treguar këtë edicion.

Rezultati në Manchester për momentin është 0 – 5 në të mirë të “Reds”./Lajmi.net/