Sadiku i LDK-së: Nga ARBK po ekspozohen të dhënat e biznesmenëve, nënshkrime e dokumente- duhet ndërhyrja e policisë e prokurorisë

Deputeti i zgjedhur nga radhët e LDK-së, Ermal Sadiku ka ngritur një shqetësim. Ai ka njoftuar se përmes ueb-faqes së ARBK-së janë publikuar të dhëna personale të drejtuesve të bizneseve në Kosovë. Ai deklaroi se nga kjo faqe dolën të dhëna të letërnjoftimeve, nënshkrime e qasje të tjera të bizneseve. “Të dashur ndërmarrës, Faqja e…

Lajme

31/07/2026 12:35

Deputeti i zgjedhur nga radhët e LDK-së, Ermal Sadiku ka ngritur një shqetësim. Ai ka njoftuar se përmes ueb-faqes së ARBK-së janë publikuar të dhëna personale të drejtuesve të bizneseve në Kosovë.

Ai deklaroi se nga kjo faqe dolën të dhëna të letërnjoftimeve, nënshkrime e qasje të tjera të bizneseve.

“Të dashur ndërmarrës, Faqja e ARBK-së është duke pasur probleme serioze me ekspozimin e të dhënave tuaja. Shumë dokumente, nënshkrime dhe kopje të letërnjoftimeve të bizneseve ishin të qasshme publikisht.Po ashtu, faqja po përballet me mbingarkesë të vazhdueshme. Dyshimi im është se përmbajtja e saj po “scrapohet” në mënyrë masive nga qindra kërkesa automatike, gjë që mund të jetë duke shkaktuar këtë situatë”,deklaroi ai.

AI gjithashtu tha se ky rast do të duhej të kishte menjëherë reagim të policisë dhe të Prokurorisë Speciale.

“Në kushte normale, një rast i tillë do të kërkonte reagim të menjëhershëm nga Policia e Kosovës, përkatësisht njësitë për krime kibernetike, si dhe nga Prokuroria, për të hetuar nëse ka pasur qasje të paautorizuar apo keqpërdorim të të dhënave.Shpresoj sinqerisht që të jem gabim, por kam frikë se këto të dhëna mund të jenë duke u grumbulluar për t’u keqpërdorur më vonë, përfshirë edhe për qëllime politike ndaj bizneseve. Fatkeqësisht, raste të ngjashme kemi parë edhe në të kaluarën”,shtoi ai./Lajmi.net/