Sadiku eliminohet në gjysmëfinale, por siguron medaljen e bronztë në turneun në Turqi

Donjeta Sadiku është eliminuar në gjysmëfinale të turneut “Çesme” që po mbahet në Turqi, por ka siguruar medaljen e bronztë. Boksierja kosovare u mposht në gjysmëfinale nga kundërshtarja turke, Gizem Ozer. Deri në këtë fazë, Sadiku triumfoi ndaj boksieres japoneze, Ayvva Taguchi. Klubi i Boksit, Uniteti, pjesë e të cilës është edhe Sadiku ka kritikuar…

Sport

27/04/2023 17:49

Donjeta Sadiku është eliminuar në gjysmëfinale të turneut “Çesme” që po mbahet në Turqi, por ka siguruar medaljen e bronztë.

Boksierja kosovare u mposht në gjysmëfinale nga kundërshtarja turke, Gizem Ozer.

Deri në këtë fazë, Sadiku triumfoi ndaj boksieres japoneze, Ayvva Taguchi.

Klubi i Boksit, Uniteti, pjesë e të cilës është edhe Sadiku ka kritikuar ndarjen e drejtësisë duke theksuar se Sadiku u dëmtua nga gjyqtarët.

“Bokserja jonë, Donjeta Sadiku sot në luftë kundër boksieres vendase turkes Gizem Ozer pësoi humbje. Një vendim jo i drejtë, dhe një referim jo i drejtë, ku u dëmtua nga gjyqtarët të cilët anuan nga vendasja. Edhe pse Donjeta ishte dukshëm më e mirë se kundërshtarja, u pritë një vendim i tillë ku edhe në meçet tjera të boksiereve turke u bënë padrejtesi të tilla” – thuhet në postimin e Unitetit në Facebook./Lajmi.net/