Sa i ka borxh Barcelona mesfushorit Frenkie De Jong?

Frenkie de Jong vazhdon të jetë një nga lojtarët më të komentuar në merkaton e verës. Ylli holandez lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona, me Man United që janë gati të paguajnë për kartonin e tij, por lojtari nuk dëshiron largimin. Barcelona e vlerëson lart lojtarin, por për shkaqe ekonomike obligohet të shoh…

Sport

26/07/2022 15:44

Frenkie de Jong vazhdon të jetë një nga lojtarët më të komentuar në merkaton e verës.

Ylli holandez lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona, me Man United që janë gati të paguajnë për kartonin e tij, por lojtari nuk dëshiron largimin.

Barcelona e vlerëson lart lojtarin, por për shkaqe ekonomike obligohet të shoh alternativat. Klubi madje i ka borxh lojtarit. Por sa është borxhi?

Sipas raportimeve të ‘Goal’, Barca i obligohet lojtarit 17 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Këto borxhe datojnë nga koha kur shpërtheu pandemia COVID-19 dhe lojtarët pranonin paga me zbritje.

Barcelona ka negociuar me De Jong dhe kanë propozuar një reduktim prej 40% të pagës së lojtarit, nëse ai dëshiron të jetë pjesë e projektit.

Nuk dihet akoma se cila do të jetë e ardhmja e Frenkie. Chelsea ka filluar të shihet si një alternativë. /Lajmi.net/