“Sa autostrada, sa km rrugë, sa shkolla?”: Hamza ia numëron dështimet Kurtit dhe e godet për ushtrinë e Facebook-ut
“Sa autostrada janë ndërtuar, sa kilometra rrugë janë asfaltuar, sa shkolla e spitale janë bërë?” – me këto pyetje, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka sulmuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për mungesë të rezultateve konkrete dhe për tolerim të një “ushtrie të Facebook-ut” që, sipas tij, merret me sulme e linçime ndaj…
Lajme
“Sa autostrada janë ndërtuar, sa kilometra rrugë janë asfaltuar, sa shkolla e spitale janë bërë?” – me këto pyetje, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka sulmuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për mungesë të rezultateve konkrete dhe për tolerim të një “ushtrie të Facebook-ut” që, sipas tij, merret me sulme e linçime ndaj çdo zëri kritik ndaj pushtetit.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka pasur kritika ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për mosndaljen e “ushtrisë së Facebook-ut”, siç i quajti ai përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje që, sipas tij, linçojnë thuajse secilin që mendon ndryshe nga kjo parti.
Hamza, në “Debat Plus”, ka theksuar se Kurti asnjëherë nuk iu është drejtuar përkrahësve të tij për ta ndërprerë këtë gjuhë.
“Një gjuhë linçuese, sulmuese, denigruese, pa filtra ndaj kujtdo që nuk është me ty. Sulm mediave, sulm partive politike, sulm liderëve, anëtarëve e familjarëve të partive politike, sulm bizneseve. Çka prodhon ky fjalor, ky diskurs, çka prodhon kjo energji? Përçarje, polarizime, probleme.
Asnjëherë Kurti, në asnjë rast, nuk iu ka drejtuar përkrahësve të vet që ta ndërpresin gjuhën linçuese e denigruese.
Kurti duhet të ndalet dhe duhet t’i ndalë që të mos e përdorin ushtrinë e Facebook-ut për ta polarizuar shoqërinë, për t’i ngritur tensionet, për ta pamundësuar komunikimin dhe për të prodhuar situata që nuk i nevojiten këtij vendi”, tha ai.
Hamza i ka numëruar disa siç ai thotë premtime të parealizuara kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
Ai i përmendi disa nga autostradat të cilat kanë mbetur me punime të papërfunduara.
“Sa autostrada janë shtruar, sa kilometra rrugë, sa çerdhe janë ndërtu? Sa shkolla? Ku është niveli i arsimit?”, deklaroi Hamza.
Hamza foli edhe për rastin në Skenderaj:
“Po flasim për rastin konkret me kryetar komune, por nuk është pozitë tjetër më e vogël, është zëvendësministër. Z. Lushtaku ka bërë shumë mirë, e ka marrë ftesën, është paraqitur në organet e drejtësisë dhe drejtësia e kryen punën e vet. Nëse është i pafajshëm, është procedura; nëse është i fajshëm, po ashtu është procedura. Mua më vjen keq që atë natë ka ndodhur një rast i rëndë në Prishtinë dhe trajtohet me procedurë, ashtu siç i kanë rregullat organet e drejtësisë, policia dhe prokuroria. Uroj dhe besoj fort që Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë institucioni me besueshmërinë më të lartë te qytetarët e Kosovës”, tha ai.
Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme, kreu i PDK-së ka thënë se kjo po ndodh për faj të Kurtit.
“Në zgjedhje po shkojmë sepse ka kërkuar dhe ka punuar për të shkuar në zgjedhje zoti Kurti. Ka pasur mundësi të ketë stabilitet politik dhe institucional, mirëpo kur synohet që i gjithë pushteti të koncentrohet në një vend, atëherë dëmi i shkaktohet vendit. Kësaj radhe, pa i pasur votat, i ka kërkuar të gjitha pushtetet për vete. Dhe normalisht që këto pozita nuk plotësohen pa marrëveshje politike. Për plotësimin e këtyre pozitave dhe konstituimin e institucioneve duhet të ketë marrëveshje politike. Ka pasur mundësi që vendi të ketë president, Kuvendi të konstituohet, qeveria të votohet dhe normalisht vendi të mos shkojë në zgjedhje. Mirëpo nuk ka pasur vullnet dhe gatishmëri për një marrëveshje politike. Nuk ka pasur kompromise dhe seriozitet. Si rezultat i kësaj, ne shkojmë në zgjedhje më 7 qershor”, ka thënë Hamza.
Në Debat Plus, Hamza theksoi se ka pasur mundësi që vendi të vazhdojë me stabilitet institucional, por sipas tij, kjo nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së kompromisit.
“Në zgjedhje jemi duke shkuar për shkak se ka kërkuar dhe ka punuar për të shkuar në zgjedhje zoti Kurti. Ka pas mundësi me pas stabiliteti politik dhe institucional, mirëpo, kur ka qëllim që i gjithë pushtet të koncentrohet në një vend, atëherë dëmi i prodhohet vendit… kësaj radhe pa i pas votat i ka kërkuar komplet pushtetin për veti. Dhe normalisht që këto pozita nuk plotësohen pa marrëveshje politike. Për plotësimin e këtyre pozitave dhe konstituimin e këtyre institucioneve duhet të ketë marrëveshje politike. Ka pas mundësi që vendi të ketë president. Kuvendi është konsistuar, qeveria është votuar dhe normalisht që vendi mos me shku në zgjedhje.
Mirëpo nuk ka pas vullnet dhe gatishmëri për një marrëveshje politike. Nuk ka pas kompromise, nuk ka pas seriozisht. Dhe si rezultat i saj ne shkojmë në zgjedhje më 7 qershor”, ka thënë Hamza.
Në Debat Plus, Hamza theksoi se plani i PDK-së përfshin zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, projektin e gazit, si dhe ndërtimin e një termocentrali të ri me kapacitet prej 500 deri në 600 megavat.
“Ka qenë dhe vazhdon të jetë e programit tonë elektoral, dertimi i kapacitete të reja energjetike. Duke përfshi burimet e ripërtërishme, projektin e gazit dhe termocentralin e ri 500 deri në 600 megavat…”, ka thënë Hamza.