Lumir Abdixhiku premton: Nuk do të rritet çmimi i rrymës – qytetarët do të kompensohen matjet e gabuara me njëhsorët e energjisë

Kandidati për Kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar tre premtime kryesore në fushën e energjisë. Abdixhiku premtoi se në qeverisjen e tij nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës për qytetarët, duke e konsideruar këtë një prioritet të qëndrueshmërisë ekonomike dhe mbrojtjes së standardit jetësor të familjeve kosovare, transmeton lajmi.net.…

Lajme

21/05/2026 22:35

Kandidati për Kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar tre premtime kryesore në fushën e energjisë.

Abdixhiku premtoi se në qeverisjen e tij nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës për qytetarët, duke e konsideruar këtë një prioritet të qëndrueshmërisë ekonomike dhe mbrojtjes së standardit jetësor të familjeve kosovare, transmeton lajmi.net.

Një tjetër zotim i rëndësishëm ka të bëjë me kompensimin e dëmeve për qytetarët, të cilët janë dëmtuar nga matjet e gabuara me njëhsorët e energjisë, duke i premtuar që paratë e humbura do të rikuperohen.

Abdixhiku, në “Pressing” në T7, gjithashtu nënvizoi nevojën për ndërtimin e kapaciteteve energjetike me gaz amerikan, duke e konsideruar këtë si një hap strategjik drejt sigurimit të energjisë së qëndrueshme dhe uljes së varësisë nga burimet tradicionale.

Me këto premtime, kandidati i LDK-së synon të vendosë një bazë të fortë për sigurinë energjetike dhe mbrojtjen e qytetarëve nga shpenzimet e padrejta./lajmi.net/