Rutte: NATO dhe aleatët po ndihmojnë në ruajtjen e paqes në Kosovë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka përmendur Kosovën gjatë një fjalimi në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar rolin e Aleancës dhe kontributin e Gardës Kombëtare të Iowa-s në vend. Rutte mori pjesë në Des Moines në diskutimin “A Conversation on NATO’s Future”, të organizuar nga Chicago Council on Global…
Lajme
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka përmendur Kosovën gjatë një fjalimi në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar rolin e Aleancës dhe kontributin e Gardës Kombëtare të Iowa-s në vend.
Rutte mori pjesë në Des Moines në diskutimin “A Conversation on NATO’s Future”, të organizuar nga Chicago Council on Global Affairs, së bashku me përfaqësuesin e përhershëm të SHBA-së në NATO, ambasadorin Matthew G. Whitaker.
Duke folur për rëndësinë e NATO-s për sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe kontributin e aleatëve në ruajtjen e paqes, Rutte e veçoi Kosovën si një nga shembujt konkretë të bashkëpunimit.
“Së bashku, ne ndihmojmë në ruajtjen e paqes në Kosovë”, deklaroi Rutte.