Kurti kujton heroin Afrim Bunjaku në tre vjetorin e rënies së tij: Nuk do të heqim dorë derisa kriminelët të marrin dënimin e merituar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku në tre vjetorin e rënies së tij në krye të detyrës. Ai ka thënë se heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku ka rënë duke mbrojtur sovranitetin shtetëror dhe tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës. “Grupi terrorist paraushtarak i organizuar, dirigjuar dhe financuar nga Beogradi, së cilit…

Lajme

24/09/2026 08:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku në tre vjetorin e rënies së tij në krye të detyrës.

Ai ka thënë se heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku ka rënë duke mbrojtur sovranitetin shtetëror dhe tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës.

“Grupi terrorist paraushtarak i organizuar, dirigjuar dhe financuar nga Beogradi, së cilit i printe kryekrimineli Millan Radoiçiq, dështoi në sulmin tinzar që kishte për qëllim konflikt të armatosur e gjakderdhje në manastir ortodoks të shekullit XIV, dhe mandej aneksimin e veriut të Kosovës. Kjo falë vendosmërisë dhe profesionalizmit të zyrtarëve tanë në rendit e të inteligjencës, politikë e publikë, në mbrojtje të Republikës, të paqes, të drejtave dhe sigurisë për të gjithë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se në Banjskë, aty ku ndodhi sulmi, vendi e mban emrin e heroit Afrim Bunjaku.

“Ndërkaq, tre kriminelë janë vrarë gjatë aksionit atë ditë, tre janë në burg që prej asaj dite, e të gjithë të tjerët do të përgjigjen para drejtësisë në vendin tonë herdokur. Shteti ynë asnjëherë nuk do të heq dorë në kërkim të tyre derisa të gjithë të kenë marrë gjykimin e drejtësisë dhe dënimin e merituar.Është e vërtetë, ata na kanë bërë dëm e shkaktuar vuajtje, por ne kemi fituar. Shteti ynë i pavarur, Republika e Kosovës, ka ngadhnjyer mbi agresionin dhe krimin, heroi mbi terroristët. Lavdi jetës dhe veprës së rreshterit, heroit Afrim Bunjakut”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: