Parashikimi i motit për ditën e sotme.

Mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme për sot, ka paraparë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 18 deri në 22 gradë Celsius. Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi nga 1 deri…

Lajme

24/09/2026 08:03

Mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme për sot, ka paraparë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 18 deri në 22 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi nga 1 deri në 4 m/s.

Pavarësisht mëngjesit të freskët, gjatë ditës pritet rritje e temperaturave, me maksimalet që në disa zona do të arrijnë deri në 22 gradë Celsius.