Rummenigge: Mourinho donte të bëhej trajner i Bayern Munichut

Ish drejtori i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka deklaruar se trajneri Jose Mourinho ishte i interesuar për të marrë stolin e klubit gjerman.

Sport

14/11/2021 17:12

Tekniku portugez që tani është në krye të Romës, dëshironte të bëhej trajner i “Bavarezzëve”, por klubi gjerman nuk ishte i interesuar, transmeton lajmi.net.

Rummenigge zbuloi se Mourinho para disa viteve donte kalimin në Gjermani për të qenë në krye te Bayernit.

“Para disa viteve donte të vinte te Gjermani për të stërvitur Bayern, por nuk kishte ndonjë ndjenjë që ishte trajneri i duhur për Bayernin”.

“Ai më impresionoi gjithmonë mua personalisht. Shpresoj që të këtë sukses te Roma, sepse duhet të fitojë çdo ditë”, deklaroi ai për Rai Sport.

Ndëkohë, kohëve të fundit, jo gjithçka ka shkuar mirë për Mourinhon te klubi italian, shkaku i rezultateve jopozitive derisa është ankuar edhe për disa futbollistë duke kërkuar publikisht përforcime në skuadër./Lajmi.net/