Rudiger shton presionin te Chelsea – klubi afër t’i ofrojë 200 mijë funte për javë
Antonio Rudiger vazhdon ta ketë në pikëpyetje të ardhmen e tij, me Chelsea që po vazhdon të insistojë për një kontratë të re.
Sport
Reprezentuesi i Gjermanisë do të jetë pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe akoma nuk ka nënshkruar marrëveshjen e re për qëndrimin në ‘Stamford Bridge’.
Rudiger ka rritur tashmë presionin e tij ndaj skuadrës, me negociatat që po vazhdojnë.
Raportime nga Britania e Madhe bëjnë të ditur se Chelsea ka filluar të afrohet me kërkesën e Rudiger për 200 mijë funte për javë, përcjell lajmi.net.
Situatën e lojtarit vazhdojnë ta përcjellin me vëmendje skuadra si Real Madrid dhe Paris Saint Germain.
Të dyja synojnë transferimin me parametra zero të lojtarit, por paga e tij mund të jetë problematike.
Siç qëndron situata, Chelsea ka në dorë lojtarin – por duhet t’i plotësojë dëshirat e tij të aspektit financiar. /Lajmi.net/