Rudiger dëshiron të luajë me çdo kusht kundër Barcelonës

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger dëshiron të jetë me ekipin për ‘El Clasico’. Këtë të diele Reali do jenë nikoqir të Barçës, për ndeshjen e parë të këtij sezoni në mes tyre. Sipas raportimit të ‘Marca’, Rudiger dëshiron të ndihmojë ekipin për ndeshjen ndaj rivalit të tyre më të madh, Barcelonës, përcjell lajmi.net. Gjermani…

Sport

14/10/2022 16:21

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rudiger dëshiron të jetë me ekipin për ‘El Clasico’.

Këtë të diele Reali do jenë nikoqir të Barçës, për ndeshjen e parë të këtij sezoni në mes tyre.

Sipas raportimit të ‘Marca’, Rudiger dëshiron të ndihmojë ekipin për ndeshjen ndaj rivalit të tyre më të madh, Barcelonës, përcjell lajmi.net.

Gjermani pësoi një lëndim serioz në fytyrë, pasi në minutat e fundit në ndeshjen ndaj Shakhtar Donetks (që përfundoi baras, 1:1), Rudiger arriti të shënojë, por u përplas me portierin.

E, ajo përplasje bëri që mbrojtësit të lëndohet rëndë në fytyrë, ku më pas atë ia qepën stafi mjekësor.

Pavarësisht, këtij lëndimi gjermani dëshiron të jetë me ekipin dhe mund të luajë me një maskë.

Ndeshja në mes Realit dhe Barcelonës zhvillohet më 16 tetor, më fillim nga ora 16:15./Lajmi.net/