“Rryma është shtrenjtë, paga e qytetarëve e ulët”, ZRRE shtrenjton rrymën pavarësisht thirrjeve e kundërshtimeve
“S’jemi gjeneratorë të paguajmë faturat tuaja”, “Kur s’të del për bukë, nuk të del as drita”, “Qytetarët nuk janë bankomat”, “S’po na del për rrymë e ju po kërkon 15 për qind më shumë”, “Fatura jonë, pasuria juaj”, “Rroga s’na del për të jetuar, ju na e rritni rrymën”, “Kjo nuk është jetë, është mbijetesë”!…

Lajme
“S’jemi gjeneratorë të paguajmë faturat tuaja”, “Kur s’të del për bukë, nuk të del as drita”, “Qytetarët nuk janë bankomat”, “S’po na del për rrymë e ju po kërkon 15 për qind më shumë”, “Fatura jonë, pasuria juaj”, “Rroga s’na del për të jetuar, ju na e rritni rrymën”, “Kjo nuk është jetë, është mbijetesë”!
Këto ishin disa prej sloganeve të qytetarëve që protestuan për herë të dytë në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinë e deri te zyrat e ZRRE-se, me prani të Policisë së Kosovës” kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Njëri nga aktivistët e grupit “Asnjë cent më shumë” Besnik Shabiu tha se thirrja e qytetarëve nga protesta e kaluar shkoi në vesh të “shurdhër”. Ai paralajmëroi se do të dërgojnë padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës për rritjen e çmimit të rrymës nga ZRRE-ja.
“Sot iu shkoj në vesh të shurdhër zyrtarëve të ZRRE-së…1:44 Në mënyrë të njëanshme, bordi skandaloz i ZRRE-së, vendosi në emër të qytetarëve pa i pyetur dhe pa i marrë konsideratë komentet e tyre. Ata sot nuk e përfaqësojnë dhe nuk janë atje për të rregulluar aspektin energjetik në Kosovë, por janë atje për ta dëmtuar edhe më tutje standardin e qytetarëve të kësaj republike. Ne ia çojmë një selam që këta qytetarë që janë sot këtu, ata që ishin nga protesta e 5 prillit dhe shumë mijëra të tjerë kanë dhënë përgjigjen dhe përgjigjja është e qartë asnjë cent me shumë..5:04 Ekspertët e grupit kanë filluar përgatitjen edhe të padisë”, tha Shabiu.
Qytetari Feriz Berisha nga Malisheva tha se shtrenjtimi i fundit i energjisë elektrike do të rëndojë standardin e jetës së qytetarëve.
“Ata po bazohen në rroga të tyre se kinse nuk është shtrenjtë, por shtrenjtë është – për 75 për qind janë për toke me këto çmime, me një rrogë 350 euro nëse e ka, nëse punon në Prishtinë gjysma e pagës shkon në autobus dhe për të ngrënë. Shtrenjtim e rrogë pak kurrkund nuk ka, kjo rrogë është si me qenë social”, tha Berisha.
Qytetari tjetër Shaban Xhemajlaj nga Drenasi fajëson Qeverinë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
“Është dashur me dalë të gjithë, me qenë popullore, sepse ne po prodhojmë rrymë, ne po e shesim më lirë, KEDS-i po e qet më shtrenjtë, janë lodhur populli me 120 euro pension, 70 euro paguan rrymë, çka të mbetet aty… 12:47 Pa dalë krejt populli nuk do të marrin vesh, edhe me ia nxënë derën me i ngulfat. Edhe krejt qeveria i ka fajet, mos me qenë Albini me iu thënë, kurrë nuk e kishin rritur, nuk kishin guxuar”, u shpreh ai.
“Asnjë cent më shumë” ka paralajmëruar për të martën protestën e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Kujtojmë, Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE) njoftoi sot se rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%, raporton KosovaPress.
ZRRE ka miratuar kërkesat e tre operatorëve energjetikë(KEDS, KESCO dhe KOSTT) për të hyrat e lejuara maksimale. ZRRE njoftimin për shtrenjtimin e tarifave e bëri pas mbledhjes së Bordit, nëpërmjet një njoftimi.
Rregullatori i energjisë propozoi muajin e kaluar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind, duke argumentuar se rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.
Të hyrat maksimale për Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike janë 435 milionë euro, përkundër që kërkesa e tyre fillestare ishte 447 milionë euro. Ndërkaq, ZREE vendosi që të hyrat maksimale për KEDS për 2025 të jenë 180 milionë euro, ani pse kërkesa e tyre ishte 220 milionë. Në anën tjetër, të hyrat maksimale për KOSTT u vendos të jetë 88 milionë përkundër që kërkesa e tyre ishte 101 milionë euro.
Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, në mbledhjen e sotme nuk pranoi të jep një përqindje të saktë për rritjen e energjisë elektrike përkundër insistimit të madh të mediave.
Në ditën kur Zyra e Rregullatorit të Energjisë mbajti mbledhjen për të vendosur për këtë çështje, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë i ka bërë thirrje sërish ZRRE-së që të mos shtrenjtojë energjinë elektrike. Drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike në këtë kohë rrezikon vendet e punës.
Veç tjerash, u ngrit shqetësimi edhe për procesin e shpejtë të liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë, për çka u kërkua që parlamenti të merret me këtë çështje. Bizneset dhe qytetarët, u tha në konferencë për media, se nuk duhet të paguajnë dështimet e institucioneve.