Rrushi, fruti i vjeshtës: Ja përse duhet ta konsumoni shpesh

Ndër frutat më të shëndetshme dhe me më shumë dobi për organizmin është rrushi.

Lifestyle

29/09/2019 19:29

Nuk ka rëndësi gjinia apo mosha, konsumimi i 250 gramëve rrush në ditë do kishte ndikim pozitiv në shëndetin tuaj të përgjithshëm, thonë studiuesit, transmeton lajmi.net.

Rrushi pastron veshkat, ndihmon në eliminimin e gurëve në to, ruan mëlçinë nga infeksionet e mundshme, normalizon rrahjet e zemrës dhe ulë rrezikun e kancerit.

Gjithashtu, për shkak të sasisë së madhe të anti-oksidantëve që përmban, fruti i vjeshtës është armiku kryesor i rrudhave, si dhe lufton aknet. /Lajmi.net/