Rruga Prishtinë-Gjilan krejtësisht e ngrirë, shndërrohet në pistë “patinazh”

Pas reshjeve të shumta të shiut, temperaturat në vendin tonë kanë rënë shumë. Mbrëmjen që kaloi temperaturat kanë rënë deri në -9 gradë, duke e krijuar kështu një mot edhe më të vështirë. Bora ka nisur që në mbrëmje, derisa nuk ka ndaluar as tani. E siç duket pavarësisht paralajmërimeve që janë bërë për përkeqësim…

Lajme

08/01/2026 08:23

Pas reshjeve të shumta të shiut, temperaturat në vendin tonë kanë rënë shumë.

Mbrëmjen që kaloi temperaturat kanë rënë deri në -9 gradë, duke e krijuar kështu një mot edhe më të vështirë.

Bora ka nisur që në mbrëmje, derisa nuk ka ndaluar as tani.

E siç duket pavarësisht paralajmërimeve që janë bërë për përkeqësim të motit, Ministria e Infrastrukturës nuk është lodhur fare që të merret me pastrimin e rrugëve.

Një nga rrugët në gjendje krejtësisht të ngrirë është ajo Prishtinë-Gjilan.

Rruga tejet e qarkullueshme është shndërruar thuajse në [pistë patinazh, e që përbën rrezik real për vozitësit./Lajmi.net/