Rritje page dhe shiriti i kapitenit, Juve i ofron kontratë të re Dybalës

Ndërkohë që po lufton me koronavirusin, sulmuesi i Juventusit Paulo Dybala po punon në të njëtën kohë me drejtuesit e klubit për të zgjatur bashkëpunimin e tij me bardhezinjtë, duke qenë se kontrata aktuale përfundon në verën e vitit 2022.

Sport

02/04/2020 12:30

Më pak se një vit më parë Dybala ishte në listën e atyre që duhej të linin Torinon, por këtë sezon ka treguar një formë të jashtëzakonshme dhe i ka bindur të gjithë se e meriton të mbetet shumë gjatë te Juve, ndaj edhe klubi dëshiron t’i zgjasë kontratën.

Sipas mediave italiane, negociatat kanë nisur tashmë dhe Juventus është gati t’i rritë pagën argjentinasit nga 6.5 milionë euro që merr aktualisht, në 9.5-10 milionë euro, bashkë me bonuset, në këmbim të një firme të vlefshme deri në verën e 2025-ës, përcjell SS.

Gjithashtu, Nedved e Paratici i kanë bërë të ditur argjentinasit se në momentin që Chiellini do të vendosë të tërhiqet nga futbolli, shiriti i kapitenit do të jetë pikërisht në krahun e tij, diçka që ka joshur vërtetë shumë Dybalën.