Rritja e çmimit të rrymës mund të rrit edhe atë të bukës e ushqimeve bazë, qytetarët shprehen të shqetësuar

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ka njoftuar pak ditë më parë se KEDS, KOSTT e KESCO kanë bërë kërkesë që të rritet çmimi i energjisë elektrike. Kjo rritje e çmimit të rrymës ka shqetësuar qytetarët pasi që përveç saj, ajo ndikon në rritjen e çmimit edhe të produkteve tjera. Një nga furrtarët në kryeqytet…

Lajme

01/03/2025 14:37

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ka njoftuar pak ditë më parë se KEDS, KOSTT e KESCO kanë bërë kërkesë që të rritet çmimi i energjisë elektrike.

Kjo rritje e çmimit të rrymës ka shqetësuar qytetarët pasi që përveç saj, ajo ndikon në rritjen e çmimit edhe të produkteve tjera.

Një nga furrtarët në kryeqytet ka thënë për lajmi.net se nëse rritet çmimi i rrymës do të duhet të rritet edhe ai i bukës.

“Ne patjetër duhet t’i shtrejtojmë se edhe kështu jemi  në nivel maksimum të çmimit. Pritet me u rrit edhe buka edhe ushqimet tjera, bureki e tjerat që i kemi. Për momentin te ne buka është 50 cent por çmimet po shkojnë për çdo ditë lart e më lart nuk kanë kurrfar kontrolli e kështu që nuk ka pas shumë ankesa”, ka thënë ai.

E disa qytetarë kanë konsideruar që çmimet e produkteve janë të larta dhe po ndikojnë drejtpërdrejt me zhvillimin ekonomik.

“Rritja e çmimeve të produkteve që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me zhvillimin ekonomik siç është energjia elektrike, natyrish dhe natyrshëm ndikon sipas efektit domino edhe në shtrenjtimin e shërbimeve tjera dhe shërbimeve publike”, ka thënë një nga qytetarët.

Ai ka shtuar se rritja e çmimit të energjisë elektrike na shqetëson por edhe më shumë efekti domino i rritjes së produkteve tjera gjithashtu. /Lajmi.net/

Për më shumë ndiqeni videon: