Rrihen mes vete qytetarë të ndryshëm në Fushë-Kosovë, tek Hani Elezit e në Prizren

Tri raste të ndryshme me lëndime trupore janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Lajme

26/10/2020 11:05

Një rrahje mes disa personave ndodhi rreth orës 17:00 në Fushë-Kosovë.

Si pasojë janë arrestuar pesë persona të dyshuar, të cilët ishin rrahur mes vete, ku njëri nga të dyshuarit ka sulmuar viktimën femër.

Të dyshuarit pas tretmanit mjekësor dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Një tjetër rast i ngjashëm u raportua rreth orës 19:00 në Han të Elezit.

Policia e Kosovës në këtë rajon ka arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të mëhershme janë rrahur mes vete.

“Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor në ambulancën e Hanit të Elezit. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë, transmeton lajmi.net.

Policia në Prizren ka arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar viktimën.

Rreth orës 22:00 viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/