Rrëzohet ura e madhe rrugore në Itali

Një pjesë e madhe urë është shembur në Toscana.

Fun

09/04/2020 13:21

Ura 8.5ton në rrugën SS330 afër qytetit Aulla, afërsisht në mes të rrugës midis Xhenovës dhe Firencës, në majën veriore të Toscana, u shemb duke lënë dy të lënduar, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Një katastrofë e ngjashme në 2018 ndodhi në qytetin portual të Xhenovës por me një numër shumë më të madh të viktimave. Siç duket bllokimi i koronavirusit ka shpëtuar jetën e shumë personave që kalojnë çdo ditë këtë urë.

Pamjet e helikopterëve për zonën e aksidentit treguan se pjesët e urës që kalon lumin Magra ishin shembur në nivelin e ujit, duke zënë një shtrirje të rrugës pas saj. /Lajmi.net/