Rrëzohet nga Kështjella e Prizrenit një burrë 71-vjeçar, ndërron jetë në vendngjarje

Një burrë ka humbur jetën të martën në mesditë pasi është rrëzuar nga Kështjella e Prizrenit, ka konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Sipas tij, rasti është raportuar më 09.09.2025, rreth orës 11:11, kur policia ka pranuar një thirrje telefonike për një person të rrëzuar nga kalaja historike. Menjëherë…

Lajme

09/09/2025 21:28

Një burrë ka humbur jetën të martën në mesditë pasi është rrëzuar nga Kështjella e Prizrenit, ka konfirmuar për Lajmi.net zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, rasti është raportuar më 09.09.2025, rreth orës 11:11, kur policia ka pranuar një thirrje telefonike për një person të rrëzuar nga kalaja historike. Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendngjarje janë dërguar njësitë policore dhe autoambulanca.

Në vendin e ngjarjes, policia ka konstatuar se bëhej fjalë për personin me inicialet M.K. (1954), i lindur në Llashkadrenoc të Malishevës, me vendbanim në Prizren.

“Sipas ekipit mjekësor të emergjencës, viktima ishte pa shenja jete në momentin kur mbërritën”, tha Bytyqi për Lajmi.net.

Aktualisht nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rrëzimi. Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka inicuar rastin si “Hetim i vdekjes” dhe po vazhdon mbledhjen e informatave me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes./lajmi.net/