Të Infektuar: 103.480

Të Shëruar: 90.328

Të Vdekur: 2.118

Rreth 506 mijë të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në SHBA

17:15 | 25 Shkurt 2021

Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur me 505 mijë e 945, prej të cilëve 3 mijë e 247 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 28 milionë e 336 mijë e 782, me 74 mijë e 803 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.

Ndërkaq, të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregon se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur në 28 milionë e 978 mijë e 292, kurse ai i të vdekurve në 518 mijë e 577.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me afro 3,55 milionë raste të konfirmuara dhe 50 mijë e 972 të vdekur.

Në SHBA deri më tani janë vaksinuar mbi 66,4 milionë persona.