Rreth 30 të vrarë nga sulmet ajrore në Siri (Video)

Aktivistët sirianë thanë se sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara goditën një rafineri nafte në veri të Sirisë, duke lënë të vdekur 30 persona.

Bota

09/03/2015 22:51

Organizata “Vëzhguesit Sirianë për të Drejtat e Njeriut”, me seli në Londër, që përdor një rrjet burimesh në mbarë Sirinë, tha se grupi Shteti Islamik kishte nën kontroll rafinerinë dhe se viktimat ishin militantë dhe punëtorë.

Koalicioni që po mbështet ushtrinë irakiane në përpjekjen e saj për të rimarrë territore nga Shteti Islamik ka kryer më shumë se 2,300 sulme ajrore në Irak dhe Siri që nga gushti i vitit të kaluar, sipas të dhënave të Departamentit të Shtetit.

Këto sulme përfshijnë një përgjigje ndaj kërkesës së qeverisë irakiane për të ndihmuar në ruajtjen e qendrave të antikitetit, që kanë qenë objekt  shkatërrimesh nga militantët gjatë javëve të fundit.

YouTube player