Kryetari i Berlinit: Ishte sulm i dyshuar islamist ndaj demokracisë sonë liberale
Kryetari i Berlinit, Kai Wegner tha se dita e djeshme ishte një “ditë e errët”, por se para kësaj kishte qenë një “ditë e ndritshme dhe plot ngjyra, që tregoi se sa i hapur dhe i larmishëm është ky qytet”. Ai thotë se Berlini po e shfaqte veten “si një qytet i lirisë” dhe se…
Bota
Kryetari i Berlinit, Kai Wegner tha se dita e djeshme ishte një “ditë e errët”, por se para kësaj kishte qenë një “ditë e ndritshme dhe plot ngjyra, që tregoi se sa i hapur dhe i larmishëm është ky qytet”.
Ai thotë se Berlini po e shfaqte veten “si një qytet i lirisë” dhe se “të jesh plot ngjyra është në fakt diçka e bukur”.
Wegner vazhdoi duke thënë se sulmi “është një sulm i dyshuar islamist ndaj mënyrës sonë të bashkëjetesës, ndaj demokracisë sonë liberale, ndaj hapjes sonë dhe ndaj lirisë sonë”, raporton BBC.
Ai njoftoi se do të mbahet një ceremoni përkujtimore dhe se qytetarët do të ecin së bashku drejt Portës së Brandenburgut.
Ai shtoi se flamujt në bashkinë e qytetit janë ulur në gjysmështizë.
Policia gjermane është në kërkim të një 21-vjeçar, që besohet se ka lidhje me qarqe islamiste, pasi një veturë u përplas me turmën pranë festimeve për Paradën e Homoseksualëve në Berlin, duke vrarë një person dhe duke plagosur 16 të tjerë.