FBK lëshon telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të legjendës Mithat Belegu
Federata e Basketbollit të Kosovës ka lëshuar telegram ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të legjendës së basketbollit, Mithat Belegu. Në telegramin e nënshkruar nga kryetari Arben Fetahu thuhet: “Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të Mithat Belegut. Ai ka dhënë kontribut të madh si lojtar e gjyqtar, derisa do të…
Sport
Federata e Basketbollit të Kosovës ka lëshuar telegram ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të legjendës së basketbollit, Mithat Belegu.
Në telegramin e nënshkruar nga kryetari Arben Fetahu thuhet:
“Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të Mithat Belegut. Ai ka dhënë kontribut të madh si lojtar e gjyqtar, derisa do të mbahet mend nga të gjitha gjeneratat për ndihmën e madhe në basketbollin e Kosovës.”
Tutje në telegram theksohet se “Vdekja e tij është një humbje e madhe për basketbollin e Kosovës.”
FBK kujton se Belegu ka qenë lojtari më i mirë i Kosovës në vitet e 60-ta, tri herë koshashënuesi më i mirë i Ligës së Dytë të Jugosllavisë, ndërsa më 1978 u bë gjyqtari i parë ndërkombëtar i FIBA-s nga Kosova, me 242 ndeshje në ligat e Jugosllavisë dhe karrierë në 4 kontinente e mbi 40 shtete.