“Ndihma nga tërfurkat e tepsiat” , Ymeri ironizon me gatishmërinë e Haxhiut për t’i ndihmuar Francës për shuarjen e zjarreve, e quan fyese

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri ka kritikuar ushtruesen e detyrës sëPresidentes, Albulena Haxhiun pasi ajo ka shprehur gatishmërinë për t’i ndihmuar Francës në betejën me zjarret. Ymeri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duhet t’ia rikujtojmë Presidencës e Qeverisë që Kosova ende varet nga kapacitetet e KFOR-it për zjarre por edhe…

Lajme

26/07/2026 18:58

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri ka kritikuar ushtruesen e detyrës sëPresidentes, Albulena Haxhiun pasi ajo ka shprehur gatishmërinë për t’i ndihmuar Francës në betejën me zjarret.

Ymeri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duhet t’ia rikujtojmë Presidencës e Qeverisë që Kosova ende varet nga kapacitetet e KFOR-it për zjarre por edhe se kushtet e zjarrfikësve nuk janë të mira.

“Fyese kjo deklaratë për neve që i kem pa zjarret që sa vjet për të cilat as helikopter nuk ka pas, e që i investimet në Mjedis nga VV janë më të ulëtat që 10 vjet. E ranë për inteligjencën tonë edhe deklaratat e UD Presidentes nga Kritika e Mësimdhënie për BE-në në ofrim të ndihmës për Francën kur vet si Qeveri janë në stadin që mbrojtjen e mjedisit e manifestojnë me marrjen e tërfurkave e tepsiave në Prevallë. Ndihma për Francë nga Terfurkat e Tepsiat”, ka shkruar Ymeri. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: