Rregulli i pesë zëvendësimeve në Premierligë mund të bëhet i përhershëm, klubet e vogla kundërshtojnë
Rregulli i përkohshëm i futur nën 'Projektin Rifillimi' që lejon skuadrat e Premierligës të bëjnë deri në pesë zëvendësime në një ndeshje mund të vendoset gjatë gjithë sezonit të ardhshëm gjithashtu.
Sport
Ka patur zemërim në mesin e disa klubeve që ky rregull, i cili u bë me qëllimin për të ndihmuar lojtarët të shmangin dëmtimin ndërsa luanin një orar të ngjeshur për të përfunduar sezonin deri më 25 korrik, përfitojnë vetëm klubet më të mëdha që kanë skuadra të mbushura plot me cilësi më të lartë dhe në numër më të madh lojtarësh.
Por, ligjbërësit e futbollit, Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit, do të njoftojnë në ditët në vijim nëse ky rregull do të përdoret në sezonin 2020/21 për shkak të shqetësimeve të njëjta për mirëqenien e lojtarëve, raporton The Athletic, transmeton lajmi.net.
Sezoni i ri i Premierligës do të fillojë në 12 shtator, vetëm shtatë javë pas përfundimit të sezonit aktual, kështu që nuk do të ketë vend për një sezon tradicional para-sezoni. Klubet e përfshira në fazat e fundit të konkurrencës evropiane (Liga e Kampionëve) do përballen në një mini-turne në fund të gushtit.
Ligave individuale iu dha zgjidhja nëse do të merrnin rregullin e përkohshëm të IFAB, dhe Premierliga votoi në favor të bërjes së një gjëje të tillë, me shumicën që rrëzoi kundërshtimet e Aston Villa, Bournemouth, Sheffield United dhe West Ham.
Zemërimi i tyre që rregulli është i njëanshëm ndaj klubeve të kategorisë të tyre, tani ka të ngjarë të rritet vetëm nëse kampionati vendos përsëri të zbatojë rregullin, i cili lejon skuadrat të bëjnë dy zëvendësime më shumë në lojë sesa është normalisht (tre).
Jo vetëm që do të ndikojë potencialisht në sezonin e tyre të ardhshëm, por gjithashtu do të ketë frikë se rregulli do të bëhet aq i rrënjosur sa të mund të bëhet i përhershëm. /Lajmi.net/