Rregullat britanike të udhëtimit COVID-19 krijojnë konfuzion

Kryeministri britanik Boris Johnson u përball me pretendimet se sistemi i tij për udhëtimet ndërkombëtare është në kaos.

Bota

03/08/2021 21:20

Kryeministri u zotua të mbajë rregullat e udhëtimit gjatë pandemisë sa më të thjeshta të jetë e mundur dhe burimet të larta zyrtare përjashtuan mundësinë e një kategorie të re.

Qeveria kishte marrë në konsideratë listën e re të vëzhgimit për vendet në rrezik për t’u zhvendosur në grupin e kuq, çka kërkon karantinë në hotel, në kthim, për 10 ditë me një kosto prej 2 430 dollarë për një të rritur, transmeton Dpa.

Por, pas një reagimi të ashpër nga ligjvënësit nga Partia Konservatore e Johnson, shqetësimet ministrore dhe ankesat nga industria e udhëtimit, burimet qeveritare konfirmuan se nuk do të kishte më një listë të tillë.

Eksperti i udhëtimeve, Paul Charles tha se ai priste ndryshime të mëtejshme në rregulloret e udhëtimeve.

“Duhet të jenë të thjeshta dhe një regjim të reduktuar testimi”, tha ai.