Rrëfimi i dhimbshëm për familjen nga Komorani: U rrënohet shtëpia, mbesin pa strehë

Familjen Nishori nga Komorani, ky dimër i ka gjetur më keq se vitet e kaluara, shtëpia u është rrënuar

Lajme

05/01/2019 19:59

Po tregon për dëmin që shtëpia e tij, e pësoi ditë më parë.

Adil Nishorin, nga Komoroani, viti 2019 po e gjen me keq se vitet e tjera.

Kjo pasi që babai i 4 fëmijëve, tashmë është  pa punë e pa shtëpi.

Ditë më parë, në këtë shtëpi pjesa e brendshme e tavanit në dhomën e fëmijëve, kishte rënë përtokë.

Përveç dëmit të shkaktuar, kjo e kishte rrezikuar edhe jetën anëtareve të kësaj familje.

“U kanë tu mi myt fmitë, u kanë nana me fy fmite, jena kane tu ra, u ardh njani prej fëmijëve”, ka thënë Adil Nishori.

Nishori, thotë se frikësohet për jetën e fëmijëve të kthehet prapë për të jetuar në këtë shtëpi të vjetër.

“Te ni vlla jena tu nejt, boll ngusht është, po deri sa të bahet puna për shpi dikun dashtë Zoti”.

Ai shton se e ka të vështirë që gjatë dimrit të gjej punë në ndërtimtari.

Edhe me rëndë ngjarjen e kujton, nëna e tij, Habibe Nishori.

“…kah minuta e pare kur tregon qysh ka ndodh rasti”

Ajo shton shpresat familjes së saj, tani kanë mbetur tek njerëzit vullnetmirë.

“Per hatër te Zotit, e per te mirën e djemve tuaj, na ndihmoni..”

Familjarët thonë që komuna e Drenasit, ua ka ofruar një tendë për ta kaluar dimrin, por për shkak të ftohtit, ata nuk kanë pranuar.

E nga kjo Komunë, përmes një përgjigje me shkrim, kanë thënë që janë në dijeni për rastin.

Komisioni ka konstatuar se familja 7 antarëshe kanë jetuar në shtëpinë dy katëshe e ndërtuar në vitet e gjashtëdhjeta. Katit të pare në këtë shtëpi, i ka rënë pjesa e suvatimit nga pllaka dhe nga pjesët e mureve të brendëshme në koridor dhe dhoma

Kërkesa e z. A. Nishori do të shqyrtohet nga Komuna, brenda kërkesave tjera të natyrave të ngjashme, në kohë optimale.

E deri në shqyrtimin e kërkesës nga komuna mund të marrë kohë.

Fëmijët e familjës Nishori shpresojnë se dikush do t`u trokasë në derë për t`u ndihmuar ta kalojnë më lehtë këtë dimër.