Rrahmani lojtari i muajit te Napoli

Amir Rrahmani është shpallur lojtari i muajit shkurt te Napoli.

Sport

01/04/2022 20:33

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Rrahmani po kalon në një formë fenomenale në Seria A, te Napoli.

Ai tashmë është bërë një lojtar kyç për ekipin e Lucciano Spallettit, transmeton lajmi.net.

Rrahmani është zgjedhur lojtar i muajit, këtë e ka konfirmuar Napoli me anë të një postimi në rrjetet e tyre sociale.

Qendermbrojtësi kosovar, u bashkua me ekipin e Napolit gjatë vitit 2021, nga Verona.

Ai ka aktualisht 27 paraqitje këtë sezon në Seria A dhe ka shënuar tre gola./Lajmi.net/